image ZYRTARE: Milani prezanton Origin si lojtarin më të ri të klubit

Futboll

ZYRTARE: Milani prezanton Origin si lojtarin më të ri të klubit

news image

Kampioni i Serisë A, Milani ka prezantuar blerjen më të re, sulmuesin Divock Origi nga Liverpooli.

Sulmuesi belg ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Kuqezinjtë, deri në qershor 2026.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit i është bashkuar kampionit të Serie A në transfertë të lirë pasi i skadoi kontrata me Reds. Ai tani është gati të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij në Stadio Meazza.

Origi do të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e grupit për të paktën 10 ditë për t’u rikuperuar nga një dëmtim muskulor që pësoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Liverpool.

27-vjeçari kaloi shtatë vjet me Reds dhe shënoi 47 gola në 171 paraqitje në Anfield.

/GazetaSinjaliSport/