image ZYRTARE: Milani njofton nënshkrimin me De Ketelaeren

Futboll

ZYRTARE: Milani njofton nënshkrimin me De Ketelaeren

news image

AC Milan ka zyrtarizuar nënshkrimin e Charles De Ketelaere nga Club Brugge FC.

Lojtari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027 dhe do të mbajë fanellën me numrin 90.

I lindur në Bruges më 10 mars 2001, Charles bëri debutimin e tij për Club Brugge në vitin 2019. Që atëherë ai ka bërë 120 paraqitje dhe ka shënuar 25 gola, duke fituar tre herë Ligën Belge dhe dy herë Superkupën.

Në nëntor 2020, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren belge dhe që atëherë ka luajtur tetë herë për ta dhe ka shënuar një herë.

/GazetaSinjaliSport/