image Zyrtare: Milan shkarkon Zvonimir Boban

Futboll

Sport/ Zyrtare: Milan shkarkon Zvonimir Boban

news image

AC Milan sapo konfirmoi se e ka liruar nga detyra e shefit të zyrës së futbollit të klubit kuqezi, Zvonimir Boban.

Ekipi italian ia ka përfunduar kontratën Bobanit, ndërsa e ka falënderuar për punën e deritashme.

Ky është postimi i plotë i klubit në webfaqen e tyre zyrtare:

AC Milan konfirmon se ka informuar Zvonimir Boban për përfundimin e kontratës së tij si Zyrtar Kryesor i Futbollit i Klubit me efekt të menjëhershëm. Klubi falënderon Zvonimir për shërbimin e tij për klubin gjatë nëntë muajve të fundit, dhe i uron të gjitha më të mirat për karrierën e tij të ardhshme profesionale.

Klubi do të vazhdojë të mbështesë Stefano Pioli dhe ekipin e tij të parë në të gjitha fushat dhe është optimist duke parë lojrat e mbetura të sezonit 2020. Ambicia e klubit mbetet të rikthehet në nivelin e parë të Futbollit Evropian, ndërsa investon me përgjegjësi në ekip në përputhje me Fair Play Financiar të UEFA-s.

/Gazeta Sinjali/