Mattia Caldara është larguar nga Milani.
Caldara ka kompletuar transferimin e tij te skuadra më e re e Serie A-së, Venezia.
Futbollisti është huazuar për një sezon me të drejtë blerje më pas.
Mbrojtësi asnjëherë nuk gjeti vend në formacionin e Milanit, gjë që e shtyu atë të largohet.
Venezia është skuadër e sapo promovuar në Serie A, dhe do të jetë mundësi e mirë për të që të ketë rol kyç në ekip.
“Rossonerët” përmes një komunikate kanë bërë të ditur lajmin e largimit të italianit, dhe i kanë uruar sukses në sezonin e ri.
Official Statement: Mattia Caldara ➡️ https://t.co/ieHGxC0mKM
— AC Milan (@acmilan) August 9, 2021
Comunicato Ufficiale: Mattia Caldara ➡️ https://t.co/pGKkFiVvmR#SempreMilan pic.twitter.com/dah5PqLWdq