Sadio Mane do të humbasë zyrtarisht Botërorin pasi nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi që e pësoi me Bayernin.
Senegalezi është përjashtuar nga Kupa e Botës dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni së shpejti, ka njoftuar mjeku i ekipit të Senegalit.
Sulmuesi i Bayernit shpresonte se do të bëhej i aftë për tu paraqitur në Kupën e Botës, duke u grumbulluar fillimisht nga kombëtarja senegaleze, megjithatë tani do të duhet të lë kampin pasi lëndimi duket më serioz sesa që mendohej.