image Martohet Sadio Mane

Futboll

Martohet Sadio Mane

news image

Njëri nga futbollistët më të mirë në futboll viteve të fundit, Sadio Mane i ka dhënë fund beqarisë.

Futbollisti afrikan që njihet për anën e tij bamirëse është martuar me tradita senegaleze.

Aisha Tamba thuhet se është nga Casamance, ndan të njëjtën fe dhe dialekt me futbollistin dhe është menduar për Mane që në ditët e saj të adoleshencës.

Sipas mediave ndërkombëtare, Mane e vuri re Ajshen për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, por për shkak se ishte e mitur, ai kurrë nuk bëri një qasje zyrtare.

/GazetaSinjaliSport/