image Mane bashkëlojtar me Ronaldon? Senegalezi në bisedime me klubin saudit, Al Nassr

Futboll

Mane bashkëlojtar me Ronaldon? Senegalezi në bisedime me klubin saudit, Al Nassr

news image

Sadio Mane raportohet se është në bisedime për një kalim te skuadra e Ligës Pro Saudite, Al Nassr.

Një përfaqësues nga agjencia Roof, e cila kujdeset për Mane, takoi drejtorin sportiv të Al Nassr, Goran Vucevic në hotelin Pine Cliffs në Portugali për të diskutuar kalimin e tij të mundshëm, raporton The Athletic.

Mane është me Bayernin në Portugali teksa kampionët e Gjermanisë përgatiten për sezonin e ri.

31-vjeçari iu bashkua Bayernit vetëm verën e kaluar, duke u larguar nga Liverpool për 35 milionë funte (45 milionë dollarë) dhe duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.

Al Nassr, klubi me të cilin Cristiano Ronaldo u bashkua nga Manchester United në dhjetor, tashmë kanë nënshkruar Marcelo Brozovic nga Inter Milan dhe Seko Fofana nga Lens. Ata gjithashtu shpresojnë të përfundojnë një marrëveshje për mbrojtësin e krahut të United, Alex Telles.

Mane pati një sezon jo të mirë për Bayernin, duke shënuar vetëm shtatë gola në 25 paraqitje në Bundesligë. Ai gjithashtu humbi Kupën e Botës në Katar, si dhe disa ndeshje me Bayern, për shkak të një dëmtimi në këmbë që pësoi në nëntor.

Mane gjithashtu u pezullua dhe u gjobit nga Bayern në prill pas një grindjeje me shokun e skuadrës Leroy Sane. Kapiteni i Senegalit u paraqit për Bayernin në fitoren e tyre 27-0 kundër skuadrës amatore FC Rottach-Egern në fillim të kësaj jave.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, u pyet për të ardhmen dhe formën e Mane-t përpara sezonit të tyre para-sezonal. Ai tha për SPORT1: “(Mane) nuk i përmbushi pritjet. Situata konkurruese është jashtëzakonisht e lartë, pozicioni startues nuk është i lehtë për të. Lojtari e di këtë gjithashtu, ai e di mendimin tim dhe opinionin e klubit”.

Al Nassr ishte një nga katër klubet e Arabisë Saudite të marra nga Fondi i Investimeve Publike të vendit muajin e kaluar, si dhe Al Ittihad, Al Ahli dhe Al Hilal. Ky investim ka bërë që disa yje të futbollit evropian të lëvizin në shtetin e Gjirit, duke përfshirë Karim Benzema, Ruben Neves dhe N’Golo Kante.

/GazetaSinjaliSport/