Mario Mandzukiq ka konfirmuar se do të largohet nga Milani, ditët në vazhdim, përcjell Sinjali Sport.
Milani arriti të marrë tre pikë të rëndësishme në Bergamo ndaj Atalantas mbrëmjen e kaluar ku dhe siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Menjëherë pas një dite, Mario Mandzukiq ka deklaruar në rrjetin e tij social, “Istagram”, që ai do të largohet nga Milani pas gjashtë muajve.
“Ishte një kënaqësi të luaja për Milanin, unë jam mirënjohës për drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë, stafit teknik për punën e tyre të përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës të cilët nuk janë edhe lojtarë të shkëlqyeshëm”, tha ai.
“Jam i lumtur që kemi arritur ta rikthejmë këtë klub të shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve aty ku i takon dhe i uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën në të ardhmen”, u shpreh kroati. /Gazeta Sinjali Sporti/