image ZYRTARE: Lyon prezanton trajnerin e ri

Futboll

ZYRTARE: Lyon prezanton trajnerin e ri

news image

Lyoni ka njoftuar se ka emëruar Peter Bosz në rolin e trajnerit, pozicion që është mbajtur së fundmi nga Rudi Garcia, njofton klubi në fjalë, përcjell Sinjali Sport.

Holandezi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, pra deri më 30 qershor 2023.

Peter Bosz ka mbi 20 vjet përvojë si trajner, mbi 400 ndeshje të drejtuara prej tij, duke përfshirë eksperiencat te Bayer Leverkuseni, Borussia e Dortmundit dhe Ajaxi.

Në muajin mars u shkarkua nga Leverkusen, pasi skuadra gjermane renditej shtatë pikë larg zonës Champions. Në krye të Ajaxit, 57-vjeçari arriti deri në finalen e Europa League (2016-2017), e humbur 2-0 përballë Manchester United. /Gazeta Sinjali Sporti/