image Zyrtare: James Rodriguez vazhdon karrierën në Katar

Futboll

Zyrtare: James Rodriguez vazhdon karrierën në Katar

news image

James Rodriguez do ta vazhdojë karrierën në Katar. Pas Real Madridit, Bayern Munichut, James vetëm në moshën 30-vjeçare, u detyrua të shkojë në Katar pas vështirësive në Angli te Evertoni.

Edhe zyrtarisht James Rodriguez është lojtar i Al Rayyan SC. Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale.

“Mirëserdhe James Rodriguez”, shkruan Al Rayyan SC në ‘twitter’.

Transferimi në Katar është një hap shumë prapa në karrierë për James, 30 vjeçarin që dikur ishte yll në Real Madrid. /Gazeta Sinjali Sporti/