James Rodriguez do ta vazhdojë karrierën në Katar. Pas Real Madridit, Bayern Munichut, James vetëm në moshën 30-vjeçare, u detyrua të shkojë në Katar pas vështirësive në Angli te Evertoni.
Edhe zyrtarisht James Rodriguez është lojtar i Al Rayyan SC. Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale.
“Mirëserdhe James Rodriguez”, shkruan Al Rayyan SC në ‘twitter’.
Bienvenido
— AlRayyanSC (@AlrayyanSC) September 22, 2021
Welcome
مرحبًا @jamesdrodriguez pic.twitter.com/Als0VqEqxD
Transferimi në Katar është një hap shumë prapa në karrierë për James, 30 vjeçarin që dikur ishte yll në Real Madrid. /Gazeta Sinjali Sporti/