image Zyrtare: Interi humb titullarin për ndeshjen e radhës

Futboll

Sport/ Zyrtare: Interi humb titullarin për ndeshjen e radhës

news image

Skuadra e Interit ka lajmëruar zyrtarisht se mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, ka ndrydhur kaviljen të dielen në ndeshjen ndaj Lecces.

Sipas raportit të skuadrës, 27-vjeçari i është nënshtruar një kontrolle mëngjesit të së martës për të kuptuar se sa serioz është lëndimi, transmeton Gazeta Sinjali.

Brozovic nuk do të mund të luajë këtë të diel ndaj Cagliarit, por Interi shpreson se ai do të jetë gati për derbin me Milanon, i cili do të zhvillohet më 9 shkurt./Gazeta Sinjali/