Ylli argjentinas, Mauro Icardi, është larguar nga skuadra e Interit për të vazhduar një aventurë të re me skuadrën e Paris Saint Germain.
Marrëveshja mes Icardi dhe PSG është arritur vetëm një orë para përfundimit të merkatos verore.
Icardi do të kalojë te skuadra e PSG-ës në formë huazimi për një sezon me mundësi blerjeje në fund.
PSG do t’i paguajë Interit 5 milionë euro për huazimin, kurse lojtari do të përfitojë pagë prej 7 milionë eurove, plus bonuse./Sinjali/