image Zyrtare: Frank Lampard emërohet trajner i Evertonit

Futboll

Zyrtare: Frank Lampard emërohet trajner i Evertonit

news image

Evertoni ka njoftuar se Frank Lampardin është emëruar në postin e trajnerit për dy vjet e gjysmë.

Lampard do ta drejtojë Evertonin për herë të parë të shtunën, ku do të ballafaqohet me Brentfordin në FA Cup.

Duke folur pasi u emërua, Lampardi tha se mezi pret të fillojë punën dhe se ua ka bërë me dije lojtarëve se pret prej tyre të luftojnë tërë kohën.

“Është nder i madh për mua ta përfaqësoj dhe ta drejtoj një klub të madh dhe tradicional si Evertoni”, tha Lampard.

/Gazeta Sinjali Sporti/