Evertoni ka shkarkuar trajnerin Rafael Benitez nga posti i trajnerit.
Tekniku spanjoll nuk ka arritur rezultate të mira me skuadrën nga Liverpooli duke u pozicionuar në vendin e 16’të në Premierligë.
Në 5 takimet e fundit Benitez kishte regjistruar 3 humbje një fitore dhe një barazim.
Pas këtyre rezultateve të dobëta skuadra nga Merseyside ka marrë vendim për shkarkimin e tij, duke e zyrtarizuar përmes Twitter-it largimin e spanjollit.
Everton Football Club can confirm the departure of Rafael Benitez as first team manager.
— Everton (@Everton) January 16, 2022