Milan ka njoftuar me transferimin e ri të klubit, shkruan Sinjali Sport.
Rossoneri ka kompletuar shërbimet e mesfushorit francez, Tiemoue Bakayoko.
Skuadra italiane ka arritur marrëveshje me Chelsean për 27-vjecarin, duke u pajtuar që francezi t’i bashkohet në formë huazimi Milanit për dy vite.
Official Statement: @TimoeB08 ➡ https://t.co/eu8gxPt8Bq
— AC Milan (@acmilan) August 30, 2021
Comunicato Ufficiale: Tiémoué Bakayoko ➡ https://t.co/nbmqDJBaZl #SempreMilan #NewPlayerUnlocked pic.twitter.com/5Ts10sAcTs
Bakayoko iu bashkua Chelseat në vitin 2017, duke mos e arritur pritshmërinë e klubit. Ai u huazua 4 herë deri tani, në fillim në Milan, më pas Monaco, pastaj Napoli dhe sot përsëri në Milan. /Gazeta Sinjali Sporti/