image Zyrtare: Atletico Madrid zyrtarizon Rodrigo De Paul

Futboll

Zyrtare: Atletico Madrid zyrtarizon Rodrigo De Paul

news image

Atletico Madrid ka zyrtarizuar Rodrigo De Paul si transferimin e tyre më të ri, shkruan Sinjali Sport.

Los Colchoneros përmes një postimi në “Twitter” kanë konfirmuar marrëveshjen me argjentinasin.

De Paul te madrilenët u transferua për 35 milionë euro, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

Mesfushori fitoi me Argjentinën Kupën e Amerikës dhe menjëherë pas dy ditëve kalon në një skuadër të madhe, pas paraqitjeve të mira me klub e kombëtare.

27 vjeçari në Udinese zhvilloi 177 ndeshje, ku realizoi 33 gola. /Gazeta Sinjali Sporti/