image Zyrtare: Atletico Madrid transferon futbollistin brazilian

Futboll

Zyrtare: Atletico Madrid transferon futbollistin brazilian

news image

Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e talentit brazilian, Marcos Paulo, njoftojnë kampionët e Spanjës, përcjellë Sinjali Sport.

Paulo ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare pasi përfundoi me sukses testet mjekësore.

20-vjeçari ishte ndër më premtuesit te Fluminense edicionin e kaluar, duke zhvilluar 24 ndeshje dhe regjistruar tre gola dhe tre asistime.

“Kemi arritur marrëveshje me një lojtar të ri. Braziliani ka nënshkruar për pesë vite. Marcos Paulo Costa do Nacimento është lojtar i ri i Atletico Madridit”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Atletico pritet ta kompletojë edhe transferimin e De Paul nga Udinese. /Gazeta Sinjali Sporti/