image Zyrtare: Anulohet ndeshja Ferizaj - Llap për shkak të borës

Futboll

Futboll/ Zyrtare: Anulohet ndeshja Ferizaj – Llap për shkak të borës

news image

Java e 20-të në Ipko Superligën e Kosovës ishte planifikuar të startojë ditën e sotme (e premte) me dy ndeshje.

Mirëpo, për shkak të borës së madhe ndeshja Ferizaj – Llapi është anuluar.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet klubi i Llapit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, i cili njoftoi se orari për ndeshjen e radhës do të caktohet nga FFK-ja.

“Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Gramos Shala së bashku me dy kapitenët e skuadrave kanë marrë vendim që ndeshja të mos zhvillohet përshkak të motit të ligë me borë dhe erëra të forta”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan./Gazeta Sinjali/