Simon Kjaer ka vazhduar kontratën me Milanin deri në qershor të vitit 2024.
32-vjeçari mbërriti në klub në janar 2020 dhe kontrata e tij në San Siro do të skadonte në verë.
Megjithatë, kuqezinjtë sapo kanë njoftuar vazhdimin e kontratës së danezit edhe për dy vite të tjera.
Simon Kjaer ka luajtur 66 ndeshje me fanellën e kuqezinjve, duke shënuar një gol.
Simon says… 2024! ✍️????⚫#SempreMilan pic.twitter.com/zqXa3mth5g
— AC Milan (@acmilan) October 27, 2021
Kjaer ka luajtur 138 ndeshje në Serie A në karrierën e tij me Romën, Atalantën dhe Palermon.
Kuqezinjtë do të dëshironin të zgjasin një kontratë më shumë në muajt e ardhshëm pasi marrëveshja e Franck Kessié skadon gjithashtu në verë. /Gazeta Sinjali Sporti/