image Zlatan Ibrahimoviq vazhdon kontratën me Milanin edhe për një vit

Futboll

Zlatan Ibrahimoviq vazhdon kontratën me Milanin edhe për një vit

news image

Milani dhe Zlatan Ibrahimoviq do ta vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, pasi raportohet se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022, shkruan Gazeta Sinjali.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi i Suedisë ka rënë në ujdi me kuqezinjtë pas një jave bisedimesh.

Tani kanë mbetur vetëm hollësitë e fundit për ripërtëritjen e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me bonuset dhe synimet individuale të sulmuesit.

Marrëveshja do të bëhet publike nga klubi shumë shpejt, sipas mediave italiane.

39-vjeçari i ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon.

Ai u kthye në Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2020 muajin e kaluar dhe u paraqit kundër Kosovës në Prishtinë. /Gazeta Sinjali Sporti/