image Zjarri përfshin një objekt në lagjen "Emshir" në Prishtinë, zjarrfikësit japin detaje

Kosovë

Zjarri përfshin një objekt në lagjen “Emshir” në Prishtinë, zjarrfikësit japin detaje

news image

Një garazh i vjetër është përfshirë nga zjarri në lagjen “Emshir” në Prishtinë, pasditen e sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Murat Haliti nga zjarrfikësit.

Ai tha se si pasojë e zjarrit është djegur çatia e këtij garazhi, i cili, sipas tij, ishte jofunksional.

Haliti tha se nuk ka asnjë person të lënduar nga ky incident, ndërkaq shtoi se zjarri u shkaktua pasi që dikush kishte ndezur disa mbeturina që gjendeshin aty.

“Po, mund të konfirmoj se një objekt është përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Emshir’. Bëhet fjalë për një garazh të vjetër. Nuk është lënduar askush. Ky garazh ka qenë jashtë funksionit, në të janë gjuajtur mbeturina. Dikush i ka ndezë mbeturina dhe ka shkaktu zjarrin, i cili ka djegë një pjesë të çatisë”, tha Haliti për Gazetës Sinjali./Gazeta Sinjali/