image Zjarri kaplon bodrumin e një ndërtese në Prishtinë, flasin nga Policia - Sinjali

Zjarri kaplon bodrumin e një ndërtese në Prishtinë, flasin nga Policia

news image

Sot rreth orës 19:00, bodrumi i një ndërtese në Prishtinë është kapluar nga flakët, shkruan Gazeta Sinjali.

Për Sinjalin këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e PK-së në Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë se nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar.

Sipas saj, nga ky incident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 19:00, është pranuar informata për zjarr në njëndërtesë,  në  Prishtinë, saktësisht në podrumin e një ndërtese. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin