image Zjarrfikësit e Gjakovës në luftë me zjarret, sa e shuajnë një, ndizet një tjetër

Kosovë

Zjarrfikësit e Gjakovës në luftë me zjarret, sa e shuajnë një, ndizet një tjetër

news image

Brigada e zjarrëfikësve në Gjakovë po përballet me zjarre të njëpasnjëshme.

Fillimisht dje gjatë ditës janë përhapur zjarre në fshatin Babaj dhe Smolicë të cilat janë arritur të shuhen. Por ekipi i zjarrfikësve nuk ka mundur të pushojë as në mbrëmje, duke u përballur dhe duke i shuar po ashtu dy zjarre tjera në fshatin Bec dhe Gregoc.

Edhe sot, zjarrfikësit janë njoftuar për një vatër e re të zjarrit në fshatin Nec të Gjakovës.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, Xhavit Gashi, ka thënë për Gazetën Sinjali se momentalisht ekipi i zjarrfikësve është duke u munduar që ta shuajë zjarrin.

“Mbrëmë i kemi pasë dy zjarre. në fshatin Bec dhe Gregoc. Sot në mëngjes jemi njoftuar për një vatër të re të zjarrit në fshatin Nec. Që nga 07:45 ekipi i zjarrfikësve janë duke u munduar ta ndalin zjarrin”, ka thënë Gashi.

Siç thotë Gashi, zjarret në fshatrat Babaj dhe Smolicë dhe ato në Bec dhe Gregoc janë shkaktuar përafërsisht në kohë të njëjtë. /Gazeta Sinjali/