image Zjarr në një shkollë të Prishtinës

Siguri

Zjarr në një shkollë të Prishtinës

news image

Një zjarr ka përfshirë një pjesë të kulmit të shkollës “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Policia dhe kanë njoftuar se nuk ka të lënduar nga ky incident.

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

/GazetaSinjali/