image Zjarr në Gjakovë, dikush ua vë flakën mbeturinave

Siguri

Zjarr në Gjakovë, dikush ua vë flakën mbeturinave

news image

Në rrugën “14 Qershori” në Gjakovë ka shpërthyer një zjarr, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë rrugë janë djegur mbeturinat, me ç’rast zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili shtoi se veprime të tilla bëhen nga qytetarë të papërgjegjshëm.

“Në këtë rrugë në Gjakovë janë djegur mbeturinat sot. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar. Veprime të tilla mund të bëhen vetëm nga qytetarë të pandërgjegjshëm”, ka thënë Xhurkaj.

/GazetaSinjali/