image Zjarr në barnatoren Rexall në Prishtinë, Policia jep detaje

Siguri

Zjarr në barnatoren Rexall në Prishtinë, Policia jep detaje

news image

Sot në orët e mëngjesit barnatorja “Rexall” është përfshirë nga zjarri, mëson Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Sinjalin edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se nuk ka të lënduar. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:05, ndërsa rasti është hapur si “zjarrvënie”.

“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.  Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.”

/GazetaSinjali/