image Kaplohet nga zjarri "Viva Fresh Store" në Ferizaj (VIDEO)

Siguri

Kaplohet nga zjarri “Viva Fresh Store” në Ferizaj (VIDEO)

news image

Pak më parë një zjarr i madh ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje në redaksi, ku shihet se zjarri ka përfshirë pothuajse gjithë objektin e këtij marketi.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes por duket se mundësia e vënies së zjarrit në kontrollë është pothuajse minimale.

Poashtu, ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga ky incident, mirëpo shihet se dëmet materiale janë të mëdha.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të konfirmimit dhe detajeve nga ana e tyre.

/GazetaSinjali/