image Zjarr afër shkollës "Pavarësia" në Prishtinë

Siguri

Zjarr afër shkollës “Pavarësia” në Prishtinë

news image

Një pronë afër shkollës “Pavarësia”, në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme, rreth orës 16:00, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga qendra e zjarrfikësve.

Nga kjo qendër thanë se zjarri është lokalizuar shumë shpejt dhe nuk ka pasur ndonjë rrezik.

Si pasojë e tij, zjarrfikësit thanë se është djegur vetëm ca bar i thatë./Gazeta Sinjali/