Milani duket gjithnjë e më i interesuar për marokenin e Chelseas, Hakim Ziyech.
Mesfushori ofenziv pritet të largohet nga Chelsea këtë merkato dhe klubi italian tashmë ka bërë përpjekjet e para për sigurimin e shërbimeve të marokenit.
Gazetari italian, Fabrizio Romano në një përditësim të ri ka konfirmuar se tashmë agjentët e Ziyech kanë pasur bisedime të drejtpërdrejta me bordin e Milanit.
Sipas Romanos, Ziyech do të ishte i lumtur t’i bashkohej Milanit dhe klubi londinez janë të hapur ta lënë të shkojë nëse garantohen kushtet e duhura.