image Zijadin Sela e porosit Edi Ramën: Nismat të kalojnë në Prishtinë, jo në Beograd

Rajon

Deklarata/ Zijadin Sela e porosit Edi Ramën: Nismat të kalojnë në Prishtinë, jo në Beograd

news image

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka dalë hapur kundër idesë së Mini-Shengenit Ballkanit. Sipas tij, nëse kjo ide vihet nën zbatim, do të ketë pasoja të rënda për shqiptarët.

Sela i ka dhënë një mesazh nga larg promotorit shqiptar të kësaj ideje, kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se projektet me karakter rajonal duhet të kalojnë nga Prishtina zyrtare dhe jo nga Tirana apo Beogradi.

“Ky është skandal për faktorin politik shqiptar. Nuk them se duhet të bashkohemi fizikisht, por me qëndrime dhe në ide duhet të jemi të bashkuar. Ndjehem i zhgënjyer, sepse deklaratat e kryeministrit Rama kanë bërë që shqiptarët të flasin me veten dhe të jenë të irrituar”, u shpreh kreu i subjektit politik shqiptar në vendin fqinj.

Duke folur edhe në emër të partisë së tij, Sela ka vijuar: “Mendoj që çdo nismë rajonale duhet të shkojë përmes Prishtinës dhe jo përmes Tiranës, Shkupit apo çfarëdo kryeqyteti në rajon. Gjithnjë kemi pasur si qëllim largimin e influencës ruse në Ballkan. Kemi bërë kompromise në funksion të realizimit të këtij qëllimi”.