Zidane ka komentuar vendimin e Courtois për të lënë portën në fund të ndeshjes me Valencian që doli të jetë me vend, pasi ndihmoi Realin të shënojë gol për të barazuar rezultatin kundër Valencias.
Real Madridi i ka shpëtuar humbjes në ‘Mestalla’ në minutën e 95-të të takimit të dielën mbrëma, duke barazuar rezultatin kundër Valencias për të marrë një pikë të artë pak ditë para ‘El Clasicos’.
Los Blancos ishin duke u mposhtur 1-0 nga Valencia deri në minutën e 95-të, kishte shënuar Carlos Soler në minutën e 78-të.
Kur u mendua se gjithçka po kryhet 1-0, pas një harkimi nga këndi në minutën e 95-të, edhe Thibaut Courtois doli në sulm dhe për shkak të gjatësisë së tij, e goditi topin me kokë, portieri kundërshtar që ta mos intervenojë siç duhet dhe e ktheu në zonë, ku më së miri u gjend në atë tollovi Benzema dhe shënoi për 1-1.
Pas takimit, Zinedine Zidane ka duartrokitur vendimin e Courtois për të lëshuar portën.
“Ai vendosi të dali përpara, kjo tregon se ai donte më shumë dhe që kurrë nuk dorëzohemi”, u shpreh Zizu.
“Barazimi erdhi pas insistimit tonë të vazhdueshëm. Ky është Madridi, ekip që kurrë s’dorëzohet. Futbollistët besuan se munden dhe ata ia dolën”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/