image E kryer: Zidane merr menaxhimin e kombëtares së Francës menjëherë pas Botërorit

Futboll

E kryer: Zidane merr menaxhimin e kombëtares së Francës menjëherë pas Botërorit

news image

Zinedine Zidane pritet që së shpejti t’i rikthehet futbollit.

Ikona franceze pritet që të marrë së shpejti drejtimin e kombëtares franceze, me gazetat spanjolle që tashmë e bëjnë të kryer.

Siç raporton gazetari spanjoll i “esRadio”, Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës pas Kupës së Botës, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Katar.

Ai ka shtuar se kjo tashmë është e kryer dhe se do të zyrtarizohet në janar të vitit 2023.

/GazetaSinjaliSport/