image Ancelotti flet për mungesat, Modricin dhe Zidane para sfidës ndaj Sheriff

Futboll

Ancelotti flet për mungesat, Modricin dhe Zidane para sfidës ndaj Sheriff

news image

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Sheriff Tiraspol.

Mbretërit nesër do e presin skuadrën mysafire në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ancelotti ka folur për yjet e skuadrës para kësaj sfide gjatë konferencës për shtyp.

Pozita e mbrojtësit të krahut të djathtë:

“Varet nga ndeshje dhe kush luan në sulm. Nëse Rodrygo do luajë, atëherë nuk më nevojitet një mbrojtës i krahut të djathtë që sulmon. Lucas Vazquez është më i miri për të sulmuar”.

Modric?

“Jam i lumtur me atë që është duke bërë. Kur e ndryshoi nuk është sepse nuk po luan mirë. Luka ka bërë shumë mirë si mesfushor ofensivë ndaj Villarreal. Duhet të kujtojmë se është 36 vjeç dhe nuk dua të këtë probleme”.

A do e shohim prapë Modric-Casemiro-Kroos?

“Kemi shumë mesfushorë, kur nuk i ki atëherë është e komplikuar. Skuadra ime është e kompletuar dhe më duhet të zgjedhë”.

“Është e rëndësishme që të kemi Modric, Casemiro, Kroos, Valverde, Isco, Asensio, Camavinga, të gjithë mund të përdoren”.

Mendy?

“Është duke u ndjerë më mirë, do ta përdorim pushimin internacional që të përgatisim të luajë”.

Krahasimi me skuadrën që kishte Zidane?

“Nuk më pëlqen të krahasojë këtë skuadër me atë që kishte Zidane. Zizou bëri më të mirën që mundi, do doja të fitoja tre herë Ligën e Kampionëve radhazi, në fakt do doja edhe një më shumë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ndeshja mes Realit dhe Sheriffit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Sinjali Sporti/