image Zidane te Manchester United, problemi kryesor, gruaja e tij

Futboll

Zidane te Manchester United, problemi kryesor, gruaja e tij

news image

Manchester United duket se e ka zgjedhur Zinedin Zidanen si pasardhës të Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas Daily Record, drejtuesit e klubit anglez po bëjnë gjithçka që është e mund për ta bindur strategun francez që të kthehet në detyrë dhe të heqë dorë nga ëndrra për të drejtuar një kombëtare.

Në ditët e kaluara duket se ka pasur takime me rezultate pozitive mes palëve pavarësisht se vetë Zizou e ka refuzuar propozimin në të kaluarën.

Deri më tani, dihet se ish-trajneri i Real Madrid ka vendosur të kthehet në drejtim të një klubi, por mbetet një pengesë për t’u kaluar – gruaja e tij.

Zonjës Veronique, në fakt, nuk i pëlqen ideja e të jetuarit në Manchester dhe do të preferonte që burri i saj të zgjaste pushimet, para se të kthehej në punën e tij si trajner.

Nëse United dëshiron që ta ketë Zidanen në stol, atëherë do të duhet të bindë në fillim bashkëshorten e tij./Gazeta Sinjali Sporti/