image Leonardo: Pochettino asnjëherë nuk ka kërkuar të largohet nga PSG

Futboll

Leonardo: Pochettino asnjëherë nuk ka kërkuar të largohet nga PSG

news image

Pochettino iu bashkua PSG-së në janar 2021 dhe ka të ngjarë ta fitojë titullin e Ligue 1 të këtij sezoni.

Megjithatë, thashethemet e kanë lidhur vazhdimisht Pochettino-n me karrigen e nxehtë në Old Trafford, të cilën trajneri kujdestar Ralf Rangnick do ta lirojë në fund të këtij sezoni dhe trajneri i PSG thuhet se ka admirues afatgjatë brenda hierarkisë së United.

Drejtori i futbollit të United, John Murtough këtë javë tha se një “proces i plotë” për të emëruar një trajner të ri ishte duke u zhvilluar, por Leonardo këmbëngul se Pochettino nuk ka shprehur kurrë dëshirën për t’u larguar nga kryeqyteti francez dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me zëvendësuesin e përfolur Zinedine Zidane, shkruan Sinjali Sport.

“Sinqerisht, ne nuk kemi menduar për një ndryshim në trajner”, tha Leonardo për L’Equipe. “[Pochettino] ka një vit të mbetur nga kontrata e tij“.

Ne kurrë nuk kemi kontaktuar Zidane apo dikë tjetër. Para se të vinte këtu, Pochettino ishte ndër pesë trajnerët më të mirë dhe ai është ende“, përfundoi braziliani.

/GazetaSinjaliSporti/