image Zidane: S'po e vërej që jemi duke e fituar La Ligën

Futboll

Zidane: S’po e vërej që jemi duke e fituar La Ligën

news image

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar vetëpërmbajtje pas fitores së mbrëmshme, pasi ka theksuar se titulli në La Liga do të vendoset vetëm në ditën e fundit të sezonit.

Aktualisht Real Madridi është në krye të La Ligës me dy pikë më shumë se vendi i dytë, rivali Barcelona pas fitores së vështirë me rezultat 1:0 kundër Espanyolit të dielën.

“S’po e vërej që jemi duke e fituar La Ligën, sepse titulli do të vendoset në ditën finale (të sezonit)”, tha Zidane pas ndeshjes.

“E patë sa e vështirë ishte të luash kundër ekipit të fundit në tabelë. Në këtë ligë nuk i dihet kurrë”, shtoi ai.

Skuadra e Zidane fitoi falë aftësive të shkëlqyera të Karim Benzemas, i cili ia gatoi golin fitues Casemiros me një pasim me thembër.

Por Zidane thotë se nuk habitet me çfarëdo që bën Benzema.

“Nuk habitem. Ai është lojtar që shpik gjëra në fushë dhe pranimi i topit dhe pasimi me thembër ishin madhështore. Mund të jetë ndër momentet e sezonit”, theksoi ai. /Gazeta Sinjali