image Zidane: Mund të kishim shënuar më shumë gola ndaj Sevillës

Futboll/ Zidane: Mund të kishim shënuar më shumë gola ndaj Sevillës

news image

Zinedine Zidane është deklaruar pas fitores së mundimshme ndaj Sevillës në kuadër të javës së pestë në La Liga me rezultat 0-1.

Trajneri francez ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e lojtarëve, derisa e kanë dominuar ndeshjen qysh nga minuta e parë.

 “Jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve në këtë takim, pasi e kemi dominuar ndeshjen qysh nga minuta e parë”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

 “Mendoj se ne duhet të kishim shënuar më shumë gola, pasi e zhvilluam lojën tonë dhe kundërshtari nuk kishte shumë hapësira para”, ka shtuar më tej Zidane.

Pas javës së pestë, Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Athletic Bilbao në të parin, ndërsa në xhiron e gjashtë madrilenët do të përballen me Osasunan.