Trajneri francez, Zinedine Zidane nuk është aspak i kënaqur me dy sulmuesit e Real Madrid, Karim Benzema dhe Luka Jovic.
Siç shkruan ‘Daily Star’, Zidane tashmë ka kontaktuar me sulmuesin e Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang, transmeton Gazeta Sinjali.
Francezi e ka informuar sulmuesin nga Gaboni që ai është një nga targetet e klubit e Madridit.
Po ashtu, Zidane i ka treguar Aubameyangit se ai nuk është target primar i Realit.
Për momentin, transferime primare të Real Madrid janë Haaland dhe Sadio Mane. /Gazeta Sinjali/