Trajneri i Real Madridit , Zinedine Zidane ka folur për të ardhmen e tij, me Juventusin të “etur” për ta marrë atë për të zëvendësuar Maurizio Sarri.
“Unë jam trajneri i Real Madridit sot, por kjo mund të ndryshojë,” tha ai sipas Football Italia.
“Asnjëherë nuk ka siguri se ju do të vazhdoni në çdo rol futbollistik” – u përgjigj trajneri francez.
Siç zbuloi Sportsmail , Juventus është i gatshëm t’i ofrojë atij një marrëveshje prej 7 milion £ për të joshur Zidanen./Gazeta Sinjali/