image Zhvillohet turneu i boksit “Lah Nimani” në Prishtinë

Sporte Luftarake

Zhvillohet turneu i boksit “Lah Nimani” në Prishtinë

news image

Federata e boksit të Kosovës organizoi turneun ndërkombëtar tradicional të 12-të me radhë “Lah Nimani” me boksier të rinjë (17-18 vjeçar) i cili u mbajt sot më 3 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.

FboxK respektoi këshillat e rekomanduara nga IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegatë, mjekë sportive etj.).

Kurse, turneu u zhvillua pa publik.

Në program ishin 9 duele u tregua një boks mjaft cilësor dhe luftarak, pas një pauze 7 muajsh për shkak te pandemisë COVID-19.

Pjesëmarrës ishin boksierët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Hapjen e turneut e bëri zv.ministri i MKRS-së, Arber Grabovci.

Juria në fund bëri dhe shpalljen e boksierëve më të mirë të turneut.

Boksieri më i mirë: Ardian Azemi- Maqedoni

Tekniku më i mirë: Ergys Toqi – Shqiperi

Çifti më luftarak: Remzo Mustafiç- Kosovë dhe Arlind Çera – Shqiperi

Boksieri më fair-play: Luar Aliu Kosovë

Boksieri më i mirë i huaj: Santiago Selimaj 

/Sinjali Sportiv/