image Zhduket një vajzë në Gjakovë

Kosovë

Zhduket një vajzë në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një vajzë është zhdukur në Komunën e Gjakovës.

Rasti është lajmëruar në polici nga familjarja e vajzës, që ka njoftuar se mbesa e saj e komunitetit egjiptian është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

 “Ankuesja femër K-Egjiptiane ka informuar se mbesa e saj viktima femër K-Egjiptiane është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë./Gazeta Sinjali/