image Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai e denoncon në Polici

Siguri

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai e denoncon në Polici

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë mesditën e së dielës në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici për zhdukjen e saj e ka paraqitur babai i viktimës të martën, i cili zyrtarëve policorë u ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia këtë të diel dhe që nga atëherë nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.

Po ashtu Policia njoftoi përmes raportit 24 orësh se rasti është duke u hetuar.

/GazetaSinjali/