image Zhduket një vajzë në Gjakovë

Siguri

Zhduket një vajzë në Gjakovë

news image

Është zhdukur një vajzë në Gjakovë më 17 mars rreth orës 19:00, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar sot nga burimet se e njëjta është raportuar e zhdukur nga fshati Janosh.

Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës babai i vajzës.

Siç mëson Sinjali, ai i ka thënë policisë se vajza është me të meta mentale, dhe se familja s’di gjë për vendndodhjen e saj. /Gazeta Sinjali/