image Zhduket një i mitur në Prishtinë, po e kërkon nëna e tij

Sociale

Zhduket një i mitur në Prishtinë, po e kërkon nëna e tij

news image

Një nënë ka raportuar në polici se i biri i saj i mitur është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, ai është larguar nga shtëpia e tyre, e cila gjendet në rrugën “Fitorja” në Hajvali, në Prishtinë dhe nuk është kthyer më.

Ajo ka thënë se nuk di asgjë për fatin e djalit të saj që nga 13 nëntori, në ora 11, kur i mituri kishte dalë nga shtëpia.

“Ankuesja f/k ka njoftuar se djali i saj i mitur m/k ka dalë nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/