image Zhduket një 13-vjeçare në Gjakovë, babai kërkon ndihmë për ta gjetur

Sociale

Zhduket një 13-vjeçare në Gjakovë, babai kërkon ndihmë për ta gjetur

news image

Një vajzë 13-vjeçare është zhdukur mëngjesin e së hënës në komunën e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Babai i të miturës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se rastin e ka raportuar edhe në Polici, teksa ka kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e saj.

Ai ka thënë se 13-vjeçarja, Hajrije Ferizi, është parë për herë të fundit dje rreth orës 10:00 të mëngjesit afër Stacionit të Autobusëve në Gjakovë.

Të gjithë personat që mund të dinë diçka për fatin e vajzës së mitur, mund të kontaktojnë në numrin 044 269 855 ose numrin e Policisë së Kosovës 192.

/GazetaSinjali/