image Zhduket një burrë në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Zhduket një burrë në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

news image

Selman Veliu, i lindur më 20 korrik të vitit 1969, është zhdukur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas familjarëve të tij, ai është në gjendje depresive,

Vajza e tij ka njoftuar se ai ka dalë nga shtëpia, që gjendet në lagjen “Taslixhe”, sot rreth orës 09:00 – 10:00 dhe nuk është kthyer më.

Në momentin që ka dalë, ajo thotë se babai i saj ka pasur të veshur një jakne të zezë, xhinse dhe atlete të kuqe.

Në fotografinë e publikuar ajo thotë se ai ka dalë 1 vit më parë, ndërsa tani flokët dhe mjekrën i ka të rritura.

Kushdo që ka informacione për të lutet që ta lajmërojë familjen e tij në numrin: 045 545 319./Gazeta Sinjali/