image Zhduket i riu nga Lipjani, kishte ardhur në Prishtinë për ta takuar dikë

Kosovë

Siguri/ Zhduket i riu nga Lipjani, kishte ardhur në Prishtinë për ta takuar dikë

news image

Shqipdon Aliu 23 vjeçar nga komuna e Lipjanit, është zhdukur nga dita e diel. Ditën kur i riu ka dalë nga shtëpia u kishte thënë familjarëve se ka për ta takuar dikë në Prishtinë.

Që nga ajo ditë, familja nuk di asgjë rreth vendndodhjes së 23 vjeçarit.

Familjarë të Shqipdonit thanë për Gazetën Sinjali, se e kanë kërkuar në shumë vende por nuk e kanë gjetur. Sipas tyre, Shqipdoni nuk ka pasur asnjë problem, ai punonte dizajner në Prishtinë.

Shqipdon Aliu është raportuar si person i zhdukur edhe në Policinë e Kosovës.

Policia po merret me këtë rast.

Familja ka kërkuar se kushdo që ka informacione për vendodhjen e tij të lajmërohen në numrat e telefonit: 045 855 325, 049 155 625, 044 454 891.

/Gazeta Sinjali/