image Zhduket 18-vjeçarja në Prishtinë, nuk i përgjigjet nënës në telefon

Kosovë

Kërkohet/ Zhduket 18-vjeçarja në Prishtinë, nuk i përgjigjet nënës në telefon

news image

Mbrëmë pak para mesnatës në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë është paraqitur një nënë e cila ka raporuar se vajza e saj është zhdukur.

Siç mëson Gazeta Sinjali, 18-vjeçarja A.H., sipas nënës së saj kishte dalë nga shtëpia të mërkurën rreth orës 14:00 dhe nuk është kthyer më.

Tentimet e 41-vjeçares për ta marrë në telefon vajzën e saj kishin rezultuar të pasuksesshme.

18-vjeçarja e humbur duket e gjatë rreth 1.65 – 1.70, ka flokë të zeza dhe sipas informacioneve ka qenë e veshur me farmerka të kaltra dhe xhaketë të zezë. /Gazeta Sinjali/