image Zbulohet lista: Bale dhe Hazard në listën e Top 3 më të paguarve në La Liga

Futboll

Zbulohet lista: Bale dhe Hazard në listën e Top 3 më të paguarve në La Liga

news image

Real Madrid ka gjashtë lojtarë në top 10 kur bëhet fjalë për pagat më të mëdha në Spanjë, me Barcelonën dhe Atletico Madrid që mbushin vendet e tjera, shkruan Sinjali Sport.

Pavarësisht se kanë shpenzuar shumë pak kohë në fushën e blertë për Real Madridin në dy apo tre vitet e fundit, Eden Hazard dhe Gareth Bale janë në listën e tre lojtarëve më të paguar aktualisht në La Liga.

Në fakt, Gareth Bale është lojtari më i paguar në La Liga, sipas Marcas, ndërsa shoku i tij, Eden Hazard, zë vendin e tretë në atë listë, pavarësisht se ka ‘luftuar’ deri tani për të justifikuar një çmim prej 100 milionë eurosh (85 milionë £/111 milionë dollarë) në Santiago Bernabeu.

Ka shumë emra të mëdhenj në tabelë por Bale dhe Hazard dallohen në tre të parët pasi kanë bërë vetëm 21 paraqitje në Ligë, duke shënuar një gol, mes tyre këtë sezon.

Më poshtë gjeni listë e Top 10 më të paguarve (pagë vjetore) në La Liga:

Sidoqoftë për Balen ky do të jetë sezoni i fundit me Real Madridin pasi do ta shohë kontratën të skadojë në fund të sezonit, dhe pritet të largohet pasi nuk do ti vazhdohet kontrata uellsianit, ndërkohë në pikëpyetje mbetet e ardhmja e Eden Hazard i cili ka vuajtur me lëndime të shumta që nga transferimi tek klubi madrilen.

/GazetaSinjaliSport/